Published On: Die, Kor 30th, 2017

Rezultati i zgjedhjeve/Ja 13 partite qe do te kthejne milionat ne KQZ…

Janë 13 parti politike të cilat duhet të kthejnë në KQZ një shumë të konsiderueshme parash.
Janë partitë që dolën dobët nbë zgjedhje dhe do t’i kthejnë mbas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve plot 83 milionë lekë.

Këto para KQZ jua dha këtyre partive para zgjedhjeve me qëllim financimin e fushatës zgjedhor bazuar mbi rezultatin e vitit 2013, ndërsa të hënën, pas certifikimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, KQZ do të vendosë kthimin pas të parave.

Sipas Projektvendimit të siguruar nga Shqiptarja.com, Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive për zgjedhjet e datës 25 Qershorit ishte 650 milionë lekë.

Kjo shumë u pjesëtua me 1,557,932 votat e vlefshme të datës 25 Qershor 2017. Vlera e një vote shkon 420 lekë. Kjo vlerë u shumëzua me numrin e votave të fituara nga secila parti, duke sjellë një ripërllogaritje të fondeve.

Partia Demokratike, e cila mori 43 mandate, nga 46 që kishte në vitin 2013, do t’i kthejë KQZ-së 17 milionë lekë të vjetër. Partia që do t’i kthejë më shumë lekë KQZ-së është ajo Republikane, e cila kishte 4 mandate në 2013, ndërsa tani nuk ka asnjë nën logon e saj, pasi Fatmir Mediu u zgjodh në listën e PD-së. Kjo parti do të kthejë në KQZ 20 milionë lekë.

11 milionë lekë do të kthejë edhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, ndërsa lista vazhdon me parti të tjera të cilat nuk kanë mundur të sigurojnë mandate, por kanë marrë vota me përqindje më pak se sa kishte përllogaritur KQZ në fondin që ju shpërndau paraprakisht.

5 parti do të marrin para shtesë, pasi kanë shënuar rritje. Partia Socialiste e cila mori 73 mandate do të marrë shtesë edhe 28 milionë lekë të vjetar. 13 milionë lekë do t’i shtohen LSI-së që shtoi 3 mandate në rang kombëtar, 14 milionë lekë i shkojnë shtesë PDIU-së, e cila edhe pse nuk u shtua në mandate është rritur në përqindjen e votave në nivel kombëtar.

PSD-ja e Gjinushit, që falë mandatit të Tom Doshit në Shkodër shënoi rritje do të marrë 2 milionë lekë shtesë, ndërsa Ben Blushi do të marrë për LIBRA-n 5 milionë lekë shtesë. /Shqiptarja.com