Published On: Enj, Maj 17th, 2018

Replikat/ Ruçi i ndërpret fjalën Bashës, ja reagimi i opozitës

Share This
Tags

Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën kreut të opozitës, Lulzim Basha, 10 minuta pasi ai nisi fjalimin në podium.

Por, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar fjalën e tij duke e transmetuar live në Facebook.

Pjese nga debati, Ruci-Basha:

Ruçi mbyll mikrofonin pasi përfundon koha

Deputet e opozitës nisin protestat

Basha: Ju njoftoj se që të ndiqni pjesën tjetër të deklaratës në Facebook, pjesën që shoku Gramoz nuk do që të dëgjohet.

Ruçi: Koha mbaroi ju lutem uluni në vend. Duhet të respektoni Kuvendin dhe folësit e tjerë, pasi nuk folët as për projekt ligjin. Nuk është për ta uzurpuar ju.

Basha: Dua kohë për procedurë

Ruçi: Dy minuta për procedurë

Basha: Gojën e opozitës nuk e mbyllni dot as ti, as Xahfaj dhe as Rama. Prandaj unë do vazhdojë deri në fund fjalën time. Dhe nëse ti më bllokon, unë do vijoj me mjetet që nuk i di as Sigurimi i Shtetit.

Ruçi: Nuk është në dorën time që të unë të ndërpres apo të lë të flasësh. Keni regjistruar 7 orë që flisni si opozitë. Kjo nuk është mbyllje goje por është zbatim i rregullave normale dhe parlament normal. Por nëse ju doni të vijoni ritualin tuaj, për t’ia treguar Sofjes se këtu nuk ka vend normal, atë herë vazhdoni. Ulu lutem lëreni zotin Berisha që të flas se ai është i dyti pas jush. Ndërpritet seanca.