Replikat/Ruçi-Bashës: Rama dhe Xhafaj janë në punën e tyre, mos… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 7th, 2018

Replikat/Ruçi-Bashës: Rama dhe Xhafaj janë në punën e tyre, mos…

Kuvendi ka rinisur seancën, ndërsa kreu democrat Lulzim Basha ka ripërsëritur kërkesën që Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm,  Fatmir Xhafaj, të jenë prezent në  sallën e Parlamentit.

Replikat

Basha: E shoh që keni dështuar zoti Ruçi për të sjellë në këtë sallë dy personazhet kryesore të skenarit kriminal për mbrojtjen dhe pandëshkueshmërinë e ministrit të brendshëm, Tahiri dhe të klanit mafioz të vëllezërve Xhafaj, çfarë kanë këta të dy më të rëndësishme që nuk vijnë sot në Kuvend të përballen me opozitën, me qytetarët, me median.

Përgjigjen na e kanë borxh ata, nëse refuzojnë të vijnë, jemi gati tua japim me fakte dhe prova se çfarë gjëje më të rëndësishme ka Rama dhe Xhafaj, që nuk e lejojnë të vijë në këtë sallë, të qeverisë, të mbledhë qeverinë, por që i kanë detyruar të shpenzojnë ditën dhe natën në skenarë kriminalë të shkatërrimit dhe fshehjes së provave për hetimet për Tahirin, për Agron dhe Fatmir Xhafaj.

Ruçi: Fuqia është kushtetuta, ligji, rregullorja, nuk e marr personale. Në zbatim të tyre kryetari i Kuvendit ka detyrimin ti sigurojë institucioneve kushtetuese dhe ligjore sot ti raportojnë Kuvendit. Nëpërmjet uzurpimit të foltores nga ana juaj bën që kjo kërkesë e kushtetutës, e ligjit, të mos zbatohet, nëse quani pafuqinë time tu heq me forcë juve nga foltorja, kuvendi nuk është vendi i mundjes, dhe forcës por zbatimit të ligjit.

Kryeministri apo gjithë qeveria vjen pasi deputete kërkojnë seancë pyetje, mocion me debat apo mosbesimi, që juve nuk e keni bërë, nëse e bëni do të futet në axhendë kjo.

Ata janë në punën e tyre duke biseduar me aktorë dhe faktorë ndërkombëtarë dhe në momentin e duhur do të jenë prezent për të ushtruar detyrat e tyre për të diskutuar dhe miratuar ligjet që pasojnë.

Basha: Ju flisni për një realitet që ekziston vetëm në kokën tuaj. Ligji nuk funksionon në asnjë vend, keni therur Kushtetutën, duke emëruar kukullën tuaj, për të liruar Saimir Tahirin dhe për të mbrojtur Xhafën. Lat gati për të vdekur Florian Onuzin se nuk ka lekë për të blerë bukë për fëmijët se ngriti zërin kundër traut në Kukës dhe lini të lirë Saimir Tahirin që pi birra nga ballkoni në bllok. Rama dhe Xahfaj nuk kanë asnjë punë të rëndësishme për të bërë, por vetëm duan të shpëtojnë lëkurën e tyre.