Published On: Mar, Gus 29th, 2017

Reforma territoriale, ja dallimet mes Ramës dhe Bashës

Reforma territoriale është një nga pikat e diskutuara në takimet Rama-Basha në maj të 2017, që u finalizuan me marrëveshjen që bëri të mundur përfshirjen e PD në zgjedhje, duke i dhënë disa poste qeveritare për të monitoruar fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në bashkëbisedimin me gazetarët Rama ka zbardhur dalllimet mes propozimit të bërë nga Basha dhe bindjes së tij.

“Basha propozon të kemi më shumë bashki, ndërsa unë jam i bindur që edhe kaq sa kemi janë shumë. Pra nuk kemi asnjë gjë të përbashkët në këtë drejtim. Ai ka të drejtë kur flet për shërbimet që nuk janë atje ku duhet të jenë”, tha Rama, duke shtuar se po punohet për fuqizimin e rajoneve përmes zhvillimit. /tesheshi.com/