Reali shkon në gjysmëfinale, Ronaldo rekord personal kundër Juventusit -Albpress Daily News
Published On: Mër, Pri 11th, 2018

Reali shkon në gjysmëfinale, Ronaldo rekord personal kundër Juventusit

Shumë spektakël sonte në Santiago Bernabeu dhe shumë emocione. Një çerekfinale që do të mbahet mend gjatë në botën e futbollit. Nderkohe, Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord personal në ndeshjen e sotme çerekfinale kundër Juventusin. Ai ka shënuar plot 10 gola kundër torinezëve të cilët sot luftuan shumë për të arritur në gjysmëfinale.

Juventus ka bërë njërën prej paraqitjeve më të mira në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e dytë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. E tërë kjo duket se ka ardhur nga frymëzimi që juventinët e morën nga Zonja e Vjetër në ndeshjen e mbrëmshme ku Roma eliminoi Barcelonën.

Juventus filloi rikthimin shumë herët, që në minutën e parë ku shënoi Mario Mandzukic.
Mandzukic ishte autor edhe i golit të dytë, të cilin po ashtu e shënoi me kokë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 për Juventusin.

Në pjesën e dytë prapë Juventus e filloi më mirë. E kjo paraqitje ju shpërblye pasi që goli i barazimit erdhi në minutën e 61’të. Real Madrid pas këtij goli ishin shumë më të mirë dhe kanë mundur ë të shënoi por Buffon ishte fenomenal në pritje sonte.

E presioni i Realit në fund ju shpagua pasi që në fund të takimit akordohet një penallti për Realin, të cilën në gol e shndërron Ronaldo.