Published On: Enj, Gus 17th, 2017

Reali sërish trondit Barcelonën, fitoi Superkupën

Skuadra e Real Madridit dëshmoi fuqinë edhe një herë ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës, duke e tronditur me rezultat 2:0, në ndeshjen e dytë të finales së Superkupës së Spanjës në futboll.

Ndeshjen e parë në Camp Nou Reali e kishte fituar me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 fiton edhe trofeun e Superkupës së Spanjës, i dyti për edicionin e ri pas atij të Superkupës së Evropës. Madrilenët edhe pa futbollistin Cristiano Ronaldo të dënuar me 5 ndeshje nga Federata Spanjolle, ia dolën ta mposhtin Barcelonën. Qysh në minutën e 4-të, Marco Asensio nga rreth 23-34 metra shënoi eurogol.

Ai me goditje të fortë e precize plasoi topin në këndin e djathtë të epërm të portës së ter Stegen, i cili nuk kishte as forcë të reagoi. Në minutën e 39-të, Karim Benzema nga afërsia me mjeshtri thelloi fitoren në 2:0. Barcelona nuk mundi të bëj asgjë dhe ishte edhe një humbje tronditëse për ta brenda tri ditëve. Reali me trajnerin Zinedine Zidane dëshmuan forcën e kampionit në fuqi të Evropës ndaj rivalit më të madh.

Real – Barcelona 2:0

Stadiumi “Santiago Bernabeu”, Madrid.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: M. Sanchez.
Kartonat e verdhë: Suarez
Shënues: Asensio (4′), Benzema (39′).
Reali: Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Modriç, Kovaçiç (Casemiro 62′), Kroos (Ceballos 80′), Lucas, Benzema dhe Asensio (Hernandez 75′).
Barcelona: ter Stegen, Mascherano, Pique (Semedo 50′), Umtiti, Roberto, Rakitiç, Busquets, Gomes (Deufoleu 62′), Alba (Digne 77′), Messi dhe Suarez.