Reali fiton ndeshjen ndaj yjeve të MLS -Albpress Daily News
Published On: Enj, Gus 3rd, 2017

Reali fiton ndeshjen ndaj yjeve të MLS

Real Madrid ka fituar miqësoren ndaj yjeve të MLS, vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi baras 1:1

Kampionët e Evropës kanë barazuar 1:1 me ujët e MLS, për të fituar më pas vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Golin e vetëm për Real Madridin e shënoi sulmuesi spanjoll Borja Mayoral, ndërsa për vendësit shënoi Dwyer.

Në penallti Reali ishte skuadër më e mirë, ku shënoi katër herë për dallim nga MLS vetëm dy.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Realit këtë verë dhe njëherit fitoja e parë pas tre humbjeve në ndeshjet e kaluara nga Manchester United, City dhe Barcelona.