Raporti i teknikëve për zgjedhjet/ Erion Braçe: ku janë provat, pa to eshte nje lulellek -Albpress Daily News
Published On: Enj, Gus 17th, 2017

Raporti i teknikëve për zgjedhjet/ Erion Braçe: ku janë provat, pa to eshte nje lulellek

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar mbi raportin e hartuar nga ministrat teknikë të PD-së në lidhje me fushatën dhe proçesin e votimit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërsa e cilëson raportin të njëjtë që prej vitit 2001-it, ligjvënësi socialist shkruan në rrjetet sociale se gjithçka thuhet duhet provuar e vërtetuar.

“Po prova, prova a keni? Se raport paskeni shkruar, është i njëjtë që prej 2001-shit! Ka një tip në PD që e ka raportin gati, ndaj e mbajnë të gjithë aty, thjesht për atë raport.

Tani, raporte shkruan kushdo, puna është t´I provosh, domethënë të kesh prova të qarta të pakundërshtueshme!

Të thënat e Lulzim Bashës dhe çdo zari të tij që humbi më thellë se kurrë qarkun që kryesonte, nuk mund të jenë prova!! Lulellëqe patjetër që janë! Madje të përsëritura!”, shkruan Braçe.