Raporti antidrogës italiane/ PD: Në qeverisjen tonë trafiku minimal, Rama vendosi rekordet… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Raporti antidrogës italiane/ PD: Në qeverisjen tonë trafiku minimal, Rama vendosi rekordet…

Partia Demokratike deklaroi sot se Raportin vjetor i Antimafias italiane konfirmon një fakt ndër të tjera se në vitin 2011 kur Ministër i Brendshëm ishte lideri aktual i opozitës Lulzim Basha, trafiku i marijuanës ishte në nivelet më të ulta historike. Deputeti demokrat Gent Strazimiri theksoi se raporti i Antidrogës italiane (DIA) provoi edhe njëherë akuzat e opozitës shqiptare duke kalendarizuar vitin 2017 si vitin e rekordit të eksportit të drogës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Deklarata e PD

Raporti i Antidrogës italiane (DIA) provoi edhe njëherë akuzat e opozitës shqiptare duke kalendarizuar vitin 2017 si vitin e rekordit të eksportit të drogës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Ndërkohë që ky raport konfirmon se pikërisht në qeverisjen e të djathtës, në vitin 2011 kur ministër i Brendshëm ishte lideri aktual i opozitës Lulzim Basha, trafiku i marijuanës ishte në nivelet më të ulta historike. Raporti për importin e drogës nga vendi fiqnj, provon tërësisht shqetësimet e opozitës të cilat iu fshehën publikut duke mohuar ekzistencën e një shqetësimi madhor që solli edhe bllokimin e rrugës europiane duke mos hapur negociatat me BE-në.

Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”, – citohet në thelbin e raportit të DIA, Departamenti i Investigimit Antimafia në Itali.

Nga ana tjetër raporti konfirmon një tjetër provë të rëndësishme se në kohën e qeverisjes së PD, pikërisht kur në krye të ministrisë së Brendëshme ishte lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha, trafikimi i drogës ishte në kufijtë minimalë historikë. “Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.” Në këtë mënyrë, raporti nxjerr në pah dy rekordet e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Në kohën e qeverisjes së PD, pra në vitin 2011 eksporti i mariuanës drejt Italisë ishte pothuajse inekzistent, ndërkohë që në kulmin e mandatit të parë të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama.”

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of