Published On: Mër, Maj 16th, 2018

Rama-Xhafaj, takohen në Kryeministri pas mbrojtjes në grupin e PS

Shpërndaj
Tags

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Xhafajt, që nga momenti kur ministri i Brendshëm, u vendos në qendër të akuzave të opozitës.

Rama mori në mbrojtje sot Xhafajn, ndërsa ishte paralajmëruar se mund të kishte një dorëheqje apo shkarkim të tij nga detyra ministrore.

Rama tha se ministri Xhafaj nuk ka përgjegjësi morale jo e jo por as politike në lidhje me akuzat e bëra nga PD për vëllain e tij Agronin, i cili sot është vetëdorëzuar te autoritetet italiane për të kryer dënimin me burg.
Kryeministri gjithashtu deklaroi se video-përgjimi i publikuar nga PD nuk është autentik.