Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Rama takim 30 minutësh me Metën, ja për çfarë kanë diskutuar

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë zhvilluar një takim 30 minutësh në Presidencë.

Nga burime qeveritare mësohet se dy drejtuesit e lartë të shtetit kanë diskutuar mbi marrëveshjen e detit me Greqinë, por edhe mbi vendimin që pritet të merret në fund të qershorit nga Bashkimi Europian lidhur me hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Burimet shprehen se Rama e Meta kanë ndarë qëndrimet që do të mbahen për çështjet e diskutuara, në mënyrë që të ketë një rakordim të tyre sa më të unifikuar.