Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Rama sulmon gjyqtarët e qytetarët: Sharlatanët kundër Velierës, maskarada politike…

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer akuzat dhe etiketiket ndaj kujdo që ka kundërshtuar projektin e Velierës në Durrës.

Rama nuk ka kursyer në akuza qytetarët, ambientalistët dhe gjyqtarët, që sipas tij kanë bërë maskaradë politike dhe janë sharlatanë.

“Masakarada politike dhe ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut kur Veliera të jetë e përfunduar.

Është një ndërhyrje që transformon jo vetëm një zonë, por imazhin e një qyteti të tërë. Shpresoj që masakrada të përfundojë një orë e më parë, puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që është transformuar nga ndotja, trafiku, shëmtia por edhe kthyer në magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.

Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, turpi i atyre që e kanë orkestruar dhe ata që janë bërë palë në sistemin e drejtësisë duke bllokuar, penguar, përfshirë në një histori të turpshme. Tipike si janë shumë histori kur ka diçka të re që thyen marrëdhëniet me të shkuarën dhe hap dritare, si ngriheshin në Tiranë për parkun e lodrave dhe tani cojnë fëmijët dhe vënë kapele e gjyslyke dhe venë të parku si divrsantë që të mos duken se ishin ata që shkuan më parë për ta penguar, si do venë me kapele e gjyslyke në stadium, që e kundërshtonin nga një supermarket qenefesh kolektive në stadium të standardeve më të larta evropiane dhe më të bukur të Evropës”,  tha Rama.