Published On: Hën, Gus 7th, 2017

Rama publikon raportin për Lezhën/Sa vota me shume kane fituar PS e LSI, sa ka humbur PD

Partia Socialiste më 25 qershor ka marrë mbi 3400 vota më shumë se zgjedhjet parlamentare të 2013, ndërkohë që Partia Demokratike ka një rënie me mbi 3900 vota. Ndërsa LSI ka një rritje me rreth 2489 vota.

Shifrat janë publikuar nga Kryeministri Edi Rama referuar raportit zgjedhor dhe ankesave e kërkesave të qytetarëve të qarkut të Lezhës.

Raporti është krijuar falë dëgjesave që Kryeministri dhe deputetët kanë kryer me qytetarët.

Ashtu si edhe në raportet e publikuara më parë për Qarqet Shkodër, Dibër e Kukës, edhe në Lezhë ankesa numër 1 ka të bëjë me furnizimin me ujë të pijshëm, por edhe përsa i takon ujitjes së tokave. Gjithashtu investimet në infrastrukturë dhe turizëm, rritje e pensioneve në fshat dhe pagave, janë të tjera kërkesa.

Lista vijon me sjelljen e administratës, problemet e pronësisë, ndërkohë që në dallim nga 3 qarqet e mëparshme, lezhianët kërkojnë që për shtresën e atyre personave që punojnë në miniera të parashikohet rritje e pensioneve dhe pagave.