Rama pritet me protesta edhe në Durrës, ja çpo ndodh -Albpress Daily News
Published On: Hën, Qer 11th, 2018

Rama pritet me protesta edhe në Durrës, ja çpo ndodh

Kryeministri Edi Rama duket se po pritet me protesta në çdo qytet ku shkon për të zhvilluar takime.

Në fundjavë në Lushnje dhe Fier, Rama u prit me protesta, të cilat çuan në përplasje me policinë.

Ndërkohë sot një grup qytetarësh, mbështetës të opozitës, e kanë pritur me protesta Kreun e Qeverisë në qytetin e Durrësit.

Në pankartat që mbanin në duar, protestuesit e kanë cilësuar qeverinë Rama si atë të drogës.