Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Rama po lan paratë e drogës në rrugën e Arbrit, ja kush e akuzon…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të dielën e ardhshme do të nisin punimet për rrugën e Arbrit. Por lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-Kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit Rama dha lajmin se po lan paratë e drogës së Olsit dhe të Gaz Ramës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Rama jep lajmin se po lanë parat e drogës,të vetat Olsit dhe Gaz Ramës!

Rruga e Arbrit do ndërtohet me paratë e drogës dhe krimit!

Të dashur miq, piktori dështak mashtroi çdo vit për fillimin e punimeve në rrugën e Arbrit. Ai detyroi, me ryshfetet dhe gjobat që i kërkonte, të largohej kompania Kineze, gjigandi i dytë më i madh i Kinës në ndërtim, e cila kishte marrë përsipër të përfundonte brenda vitit 2016 të 27 km e Rrugës së Arbrit që janë për tu ndërtuar.

Sot ai, pas 5 vitesh në pushtet, ka gjetur mekanizmin e vjedhjes dhe jo të ndërtimit të rrugës së Arbrit. Ai ka shndërruar ndërtimin e rrugës së dytë të kombit në një sipërmarrje për larjen e parave të veta të drogës dhe krimit dhe për të mos e ndërtuar ndonjëherë atë.

Deklarata e tij sot në Durrës është mashtrimi i tij i radhës pasi ai nuk ka vendosur asnjë qindarkë në buxhetin apo kredit bankare për ndërtimin e saj por vetëm investimin kriminal të parave të drogës dhe krimit të vetat, Olsit dhe krushkut Gaz Rama, të cilat së shpejti do goditen nga drejtësia ndërkombetare! sb