Rama: Nuk kemi punë me opozitën, qershorin tjetër një rrugë e dy punë -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 28th, 2018

Rama: Nuk kemi punë me opozitën, qershorin tjetër një rrugë e dy punë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Kuvend lidhur me deklaratat e opozitës për shtyrjen me 1 vit të vendimit për hapjen ose jo të negociatave.

Ndërsa opozita kërkoi dorëheqjen e Ramës për dështimin e rradhës, Rama në fjalën e tij tha se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, madje shpërfillimi totalisht opozitën.

Rama theksoi se ne nuk kemi punë me këta (opozitën), nuk mund të biem në nivelin e tyre.

“Duke dëgjuar këtë parlament më saktë këtë krah të parlamenti të shkon mendje te një nga themeluesit e Evropës që në moment sekëlldie kur tha duke nisur nga fakti që zoti e kufizoi inteligjencën e njeriut është e pandershme që nuk kufizoi edhe budallallëkun.

Çfarë mund të debatojnë ne këtu me këta, pse vendi ka këtë opozitë, ça të debatojmë e nuk e them unë këtë, as ne, këtë e thonë tërë miqtë e Shqipërisë, që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për ça debati bëjmë fjalë këtu të debatosh pse opozita jonë që thotë Shqipëria dështoi ndërkohë që KE  poston kartolinë urimi për shqiptarët.

Miqtë na urojnë dhe vazhdojnë të komunikojnë me ne për të na uruar, çfarë debatojmë ne me këta, por pra për çfarë.

Ne nuk kemi punë me këta se kemi punë për të bërë dhe në këtë, nuk mund t’i mbajmë më në kurriz, boll kemi rënë në nivelin e këtyre, njerëzit pyesin ore për cfarë flasin këta, ne boll më, mjaft ti lëmë në punën e tyre.

Kam marrë ftesën për të shkuar në Bruksel për të nisur diskutimin për punën përgatitore. Këta thonë jepni dorëheqjen. Do flas me Kryeministrin e Maqedonisë dhe do iu kthej përgjigje patjetër, por kur të jeni në pushtet.

Ka kohë, ne kemi datën këto thonë jo. Në qershor e kanë problem se atëherë i pësojnë goditjet. Do vijë qershori tjetër një rrugë e dy punë.

T’ju rregullojmë mirë siç e meritoni. Në korrik vjen ekipi i komisionit europian.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of