Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Rama: Njëra nga rrugët që lidh Tiranën me Durrësin do të jetë me pagesë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se një ngaakset rrugore që lidh Tiranën me Durrësin do të bëhet me pagesë. Rama tha se pasi të ndërtohen dy korridoret që lidhin dy qytetet do të vendoset se ciliprej tyre do të jetë me pagesë.

Sipas kryeministrit Rama, në mes të korrikut do të bëhet e qartë edhe analiza e këtyre varianteve, për të vendosur më tej se cili aks do të jetë më pagesë.

“Në rrugën Tiranë-Durrës tani një ndërhyrje mirëmbajtje, pra një rehabilitim i shtratit të rrugës në zonën nga Kashari drejt Durrësit që është një problem serioz, dhe e kemi vënë re të gjithë.

Ndërkohë ajo çka ne po studiojmë është një ndërhyrje e thellë rindërtuese, dhe varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks, midis një rindërtimi dhe rizgjerimi të aksit Tiranë-Durrës, dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke ndërtuar dy korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë”,tha Rama.