Rama në Pogradec: Saliu eshte më i miri që ka PD, Luli artist -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 9th, 2017

Rama në Pogradec: Saliu eshte më i miri që ka PD, Luli artist

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me batutat dhe ironizimin e rivalëve të tij politikë gjate fushates elektorale, ku nuk ka lene pa permendur dhe ish kryeministrin Sali Berisha. Gjatë një takimi me banorë në Buçimas të Pogradecit, Rama cilesoi Berishen si me te mirin e Partise Demokratike. Kryeministri tha se Berishës bashkë me moshën i shtohen dhe km e rrugëve që ka bërë.

Kur u dëgjon zërin të marrin mendjen, të hipnotizojnë.Të gjithë çfarë keni në garë janë jo të provuar, por të stërprovuar, të djegur, të përvëluar komplet.Për çfarë do u jepni votën, për cilën punë? Po qeshim me Nikon se unë atë Saliun nuk e ndjek shejtanin, por vazhdon ai. Ishte mërzitur me mua për në Ersekë dhe kishte shkruar: Kemi bërë në Korçë 180 km rrugë kombëtare.Distanca Tiranë-Korçë është 178 km. Saliu. Vetëm në Korçë ka bërë 180 imagjinoni në Tiranë sa ka bërë. Kemi bërë thoshte 140 shkolla të reja në Korçë, të tëra i ka ose me një 0, ose 2, ose 3, varet se niset nga objekti.

Kur e shikon shkollë i shton një zero, ka bërë 14 dhe thotë 140. Me km, aty ja fut pastaj, sa më shumë plaket aq më e madhe i duket Shqipëria, edhe aq më shumë km i shtohen. Ai ka mbaruar punë, ka ikur në shtëpi, km vazhdojnë dhe shtohen që i ka bërë ky. Dhe imagjinojeni, ky është më i miri që ka PD.Tani është Luli që do ‘ti bëjë të tëra.Kur donte të bëhej kryetar bashkie dilte me bukë në dorë, mjeshtër, artist, ai është artist.Unë që e kam parë nga afër, pa kamera, ai është artist komplet. Kur ndizet kamera dhe del në ekran është njeri tjetër komplet.

Kryeministri kerkoi nga pogradecaret të mos u drejtohen me tifozllëk kutive të votimit me 25 qershor. Imagjiononi vetëm kaq, sikur të pyesni Lasgushin, o Lasgush kë të votojmë me datë 25? Imagjinojeni vetë se çfarë do tu thoshte Lasgushi.Mendojeni vetë. Por që nuk do të thoshte Fariun njëherë kjo nuk diskutohet fare. Që nuk do thoshte ato partitë tjera që vinë për vota dhe kthehen për zyra nuk diskutohet. Jua thashë në Kolonjë, vendi i Fan Nolit, vendi i motrave Qirjazi, u thashë po ti pyesni motrat Qirjazi kë të votojmë Elisën apo atë feudalin e Leskovikut, se çështë njëri atje ka qenë nja 300 vjet kryetar fshati, çfarë do të thoshin motrat Qirjazi, shko tek feudali se ndriti? Duhet votuar për të investuar tek skuadra më e mirë”.