Rama mungon në Kuvend/ Balla: Ka shumë punë, po flet në telefon… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 28th, 2018

Rama mungon në Kuvend/ Balla: Ka shumë punë, po flet në telefon…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se kreu i qeverisë është një telefonatë pune me kryeministrin e Belgjikës e për këtë arsye nuk është në seancë.

“Duhet të jemi korrekt, e mirëpresim një debat me ju për negociatat, por ju jeni të paimagjinueshëm, o zotëri ke kërkuar debat për autoritetin mbi veprimtarin e ish Sigurimit, je shumë i dobët, më i dobëti që kemi pasur përballë. i paimagjinueshëm shyqyr që të kemi ne, por për fat të keq gjynah që të ka Shqipëria lider opozite.

Debati zoti kryetar i PD, nuk përfshin asnjë lloj detyrimi, nuk është as mocion me debat as interpelancë, zoti kryetar i Kuvendit, propozoj që të nisë debati me ministrin e Jashtëm në 20 minutat e tij dhe kryeministri do të jetë këtu se nuk e ka kohën bosh siç e ka Lulëzimi, është në një telefonatë me kryeministrin e Belgjikës”, tha Balla.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of