Published On: Enj, Qer 28th, 2018

Rama mburret me numrin e pasagjerëve që fluturojnë me avion…

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjet një mesazh mbi numrin e pasagjerëve që fluturojnë me avion. Ndërsa ka postuar të dhënat e fundit, Rama shkruan se numri i të huajve në 5 muajt e parë të 2018 është rritur me 9.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Mirëmëngjes dhe me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Nuk dihet nëse në shifrat e Kryeministrit përfshihen edhe shtetasit shqiptarë që kanë lënë vendin duke kërkuar azil dhe që janë deportuar më pas, apo janë rikthyer me dëshirë.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of