Rama i bindur: Marrëveshja me Greqinë do përfundojë me një… -Albpress Daily News
Published On: Mër, Kor 11th, 2018

Rama i bindur: Marrëveshja me Greqinë do përfundojë me një…

Greqia dhe Shqipëria do të përfundojnë marrëveshjen e tyre me një dokument të ri të partneritetit strategjik.

Kështu është shprehur nga Londra Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Agjencinë greke të lajmeve ANA. Gjatë samitit të Londrës, Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek, Aleksis Tsipras.

“Siç e dini, ne po përballemi me një proces të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve mes nesh, Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këto probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por edhe për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri të partneritetit dhe bashkëpunimit.

Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie për shtatëdhjetë vjet,  të cilat janë karakterizuar nga lidhje gjithnjë e më të natyrshme midis njerëzve.

Është shumë e natyrshme dhe në një farë mënyre përmes zgjidhjes do të arrijmë në nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve mesatarë që tashmë e kanë kapërcyer të kaluarën dhe janë përqafuar njëri tjetrin”, tha Rama.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of