Qeveria ligj për rikthimin e eshtrave të Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 22nd, 2018

Qeveria ligj për rikthimin e eshtrave të Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve

“Qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj për statusin e Dëshmorit të Atdheut, mes te cilit hapet rruga që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit”. Denoncimi është bërë nga studiuesi Erald Kapri, i cili me një shënim në rrjetet sociale, ndërsa poston edhe pjesën e ligjit në fjalë, shkruan se përmes ketij statusi, hapet rruga edhe për rikthimin e eshtrave të tyre në Varrezat e Dëshmorëve.

Komenti i Erald Kaprit

Qeveria, ligj për rikthyer Enver Hoxhën në Varrezat e Dëshmorëve

Nuk po mjaftojnë skandalet korruptive të përditshme të qeverisë, por tani po vendos PPP edhe me historinë dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve. Në mënyrë krejt tinëzare, të fshehtë, qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj për ri për statusit e dëshmorit të Atdheut.

Dhe gjejeni çfarë, ky ligj hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit e madje me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në varrezat e dëshmorëve. Kjo sepse sipas këtij projektligji, Enver Hoxha duhet të jetë dënuar me vendim gjykate për krimet e tij, dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë dëshmor i atdheut.

Kjo do vlejë për të gjithë. Nexhmije Hoxha do e përfitojë statusin direkt e madje me protokoll duhet ti bëhen nderime për në varrezat e dëshmorëve kur të ikë në botën tjetër.

Ky projektligj i shëmtuar do nderojë vrasësit e Prek Calit e Jup Kazarit, kryengritësit e parë në Postribë, sepse parashikon që asnjë vrasje nuk quhet para datës 9 maj 1945. Kjo do të thotë, se çdo krim në luftë e madhe deri në vitin 1945 nuk mund të jetë krim me ligj.

Mund të duket e pabesueshme por Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e çdo martir që u sakrifikua nga komunizmi nuk mund të përfitojë statusin e dëshmorit. Asnjë nacionalist s’mund të jetë dëshmor, por çdo komunist po.