Qeveria e Kroacisë në mbledhje të veshur me fanella të përfaqësueses -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Qeveria e Kroacisë në mbledhje të veshur me fanella të përfaqësueses

Anëtarët e Qeverisë së Kroacisë, të prirë nga kryeministri Andrej Plenkoviq, në mbledhjen e sotshme ishin me fanellat e përfaqësueses kroate, ngjyrë kuq e bardhë.

Në Twiter, në faqen e Pallatit të Banit është publikuar: “Sot është mbledhje e veçantë e Qeverisë së Kroacisë. Të dielën jemi kampionë”.

Ekipi kroat mbrëmë mundi Anglinë dhe u plasua në finalen e Botërorit 2018 me Francën, që do të zhvillohet të dielën.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of