Published On: Mar, Mar 27th, 2018

‘Qenke super pjeshkë’, djali i vogël sikletos Albana Osmanin

Share This
Tags

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ishte moderatorja shumë e dashur për publikun, Albana Osmani e cila rrëfeu për fushatën “Ti je një luledielli”, iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve e këndoi me ta.

Një nga fëmijët e emisionit, i kërkoi Albanës t’i thoshte diçka përpara se t’i bënte pyetjen. “Daja im thotë që vajzat në tv janë pjeshka, po ti qenke super pjeshkë”, i tha i vogli.

“Unë jam e mirë por jo aq e mirë sa thotë daja”, iu përgjigj duke qeshur Albana. “Daja është këtu, ka ardhur”, i tha Uejsi teksa të gjithë nisën të qeshnin.

Albpress Lajme

Albpress Lajme