Published On: Mar, Dhj 19th, 2017

Qëlloi me çizme Ramën, Kryemadhi nuk tërhiqet: Të urojë që t’më mbarojë fryma sepse…. Ja biseda me Lu

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar këtë mbrëmje veprimin e saj në parlament, ku ka tentuar të godasë me çizme mbi kryeministrin Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, Kryemadhi është shprehur ironikisht ndaj pyetjes se përse e ka kryer këtë veprim, duke thënë re Rama ka goditur shqiptarët këtë të hënë e se të vetmet gjeste të tij “dinjitoze” janë përpjekjet për ta kthyer vendin në shtetin e drogës, ku fëmijët shqiptarë kthehen në spaçatorë e shpërndarës droge.

Tare: Ju keni qëlluar drejt kryeministrit me këpucë…

Kryemadhi: Ai ka qëlluar shqiptarët moj, atë që i ka bërë ai shqiptarëve, jo kepucë, por ça të më kapi dora do gjuaj …e thashë edhe sot, të urojë Edi Rama të më mbarojë fryma shpejt

Kryemadhi: Çfarë rëndësie ka kjo? Ai ka qëlluar shqiptarët. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama i ka kthyer fëmijët shqiptarë në spaçator dhe shpërndarës të drogës në gjithë shkollat e mesme. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama e ka kthyer shoqërinë shqiptare në shoqërinë e drogës.

Çipa: Nuk është e hijshme për një kryetare partie.

Kryemadhi: Po të jetë kryetar partie kemi Edi Ramën që del lakuriq dhe quhet modern.

Kryemadhi, tregoi bisedën me email me ambasadorin amerikan Donald Lu në lidhje me protestën, duke theksuar se punonjës të Kryeministrisë në emër të Partisë Socialiste manipulojnë raportet.

Kryemadhi: Nga informacionet që kemi ne, në raportet që bëhen në emër të Partisë Socialiste nga punonjës të Kryeministrisë, shkruhen manipulime nga më të ndryshmet. Sot Ambasadorit Lu i kishin thënë sikur policët i kishim dëmtuar ne anëtarët e LSI-së.Ky ishte informacioni dhe unë i thashë nuk është e vërtetë.

Tare: Ju keni folur me ambasadorin Lu?

Kryemadhi: Jo nuk kam folur, kam komunikuar nëpërmjet email-eve. Dhe unë i thashë, zoti Ambasador të kanë gënjyer sepse ne nuk e kemi goditur.Ama nëse është goditur polici, ai person që ka goditur policinë të dënohet, të ndalohet dhe arrestohet. Jam shumë e bindur që sot policia e shtetit kishte kamera, siç ishte dhe media prezent, për të parë për çdo polic që është goditur dhe ai që ka goditur policin e shtetit dhe jo vetëm policin por këdo njeri tjetër të ndalohet dhe përgjigjet përpara ligjit.

Ama si puna e një rasti të tillë që zoti Lu komunikoi me mua dhe e falënderoj që ishte i drejtpërdrejtë në komunikim, se edhe mund të mos komunikonte fare dhe nuk e ka për detyrë fare të komunikojë me mua dhe ai u tregua shumë i sinqertë që komunikoi me mua.

Dhe kur unë i thashë që më vjen keq që nuk reagohet për gjakosjen e Floida Kërpaçit, deputetes më të re në Kuvendin e Shqipërisë, kur ai zotëria goditi vajzën me grushtë.Kjo është dhe përgjegjësia jonë që marrim. Por ka edhe shumë të tjerë djem dhe vajza të reja të cilët nuk janë goditur për shkak se kanë goditur ata policinë, janë goditur sepse i ka ardh momenti. Polici me skafandën përpara, e ka parë, se ka parë e ka goditur.

Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e bërë nga Ambasada e SHBA-ve pas miratimit me votat e maxhorancës së Arta Markut, e cila od të mbajë postin e kryeprokurores së përgjithshmë të Shqipërisë.

Në deklaratë, Ambasdada e SHBA-ve shprehej se kërkon mirëkuptim dhe qetësi nga palët politike dhe se koha kur kryeprokurori (referencë për Llallën) nuk ndiqte penalisht politikanët më në fund ka përfunduar. Nga ana tjetër në deklaratë, ambasada e SHBA vinte në dukje me keqardhje element shqetësues të protestës së opozitës siç ishin tymueset në parlament.

E ftuar në emisionin Tonight të Ilva Tares, kryetarja e LSI e ka komentuar kështu deklaratën e SHBA-ve:

Kryemadhi: Une dua te them një gjë që e ka qarë zoti Basha, ( lexon postimin e Bashës në rrjetin social) “Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”
Ne deklarate, Ambasada nuk e thotë që nuk është shkelur Kushtetuta, varet si e lexon.
Ilva Tare: Ju mendoni se deklarata është në mbështje të opozitës?
Kryemadhi: Në një pjesë të saj po, them se eshte ne mbeshtetje të opozites, me përjashtim të disa gjërave të vogla që mund të kenë edhe të drejtë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se sot mxzhoranca nxorri politikën nga institucionet.

Kryemadhi: Në sistemin e ri prokurori i përgjithshëm nuk ka asgjë në dorë.

Çipa: Defakto në këtë situatë, Republika ka rënë po thoni ju

Kryemadhi: Ka rënë. Sjellja e mazhorancës sot nxorri politikën nga institucionet. Çfarë ndodh sot? Mos ngritja e KLP-së, ka një problem, është pengim i të gjitha proceseve të tjera për dosjet që flenë në Prokurorinë e Përgjithshme. Mos kujtoni se ne jemi të kënaqur sepse Prokuroria mund të arrestonte 126 policë të cilët janë në arrati që janë të lidhur me trafikun e kanabisit. Mënyra se si vepron kërkon të intimidosh politikën dhe nëpërmjet politikës mediat dhe më pas qytetarët.
Me çfarë targeti gjysma e komisionit të Ligjeve mbledh dhe bën dëgjesa për prokuror. Këtu qëndron problemi tek mënyra dhe sjellja që ky zotëri ka ndaj opozitës. Opozita ka fjalën.