Publikuan video-përgjimin e Xhafajt, ja kur paraqiten në Prokurori 3 zyrtarët e PD -Albpress Daily News
Published On: Enj, Maj 17th, 2018

Publikuan video-përgjimin e Xhafajt, ja kur paraqiten në Prokurori 3 zyrtarët e PD

Shpërndaj
Tags

Sot në orën 10 e 30 deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi do të dëshmojnë në prokurori në lidhje me audiopërgjimin e Agron Xhafës, vëllain e ministrit të Brendshëm.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte audioregjistrimin.

Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.

Prokuroria ka marrë nën administrim edhe një material zanor nga Agron Xhafaj, që të bëhen krahasimet.

Kujtojmë që pas letrës së djeshme Agron Xhafaj u nis me avion drejt Italisë, aty ku do të përballet me autoritetet për një dënim të marrë në të shkuarën.