Published On: Sht, Maj 26th, 2018

Protesta e PD/ Flamujt amerikanë dhe gjermanë mbushin bulevardin

Flamujt e SHBA dhe Gjermanisë kanë mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së opozitës.
Mesazhi i qartë i organizatorëve të protestës duket se është; opozita, kërkon për vendin vetëm një rrugë, atë të demokracive perëndimore më të konsoliduara.

Basha tha gjatë fjalës së tij se sot jemi mbledhur për të gjetur dritën, dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga lart.

“Jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë, dhe si europianë besojmë tek shteti i së drejtës, demokracia dhe liria”, u shpreh Basha.