Published On: Enj, Dhj 28th, 2017

Protesta e naftëtarëve, Tabaku: Kush po i vjedh Shqipërinë dhe punëtorët e rafinerisë?

Share This
Tags

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, reagoi për naftëtaret që protestojnë për mosmarrjen e pagës, duke sjellë fakte se gjendja e tyre është pasojë direkte e korrupsionit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Jorida Tabaku theksoi se qeveria mashtroi naftëtarët dhe shqiptarët, kur tha se Armon do ta blejnë amerikanet.

Armo zotërohet nga një kompani offshore, pas të cilës fshihet miku i Edi Ramës, Besnik Sulaj.

– Brenda 1 viti kompania offshore nuk ka paguar rreth 30 milionë euro taksa.

– PD denomcoi një vit më parë skemën korruptive dhe parashikoi situatën e sotme, si pasojë e vjedhjes së pasurisë kombëtare nga qeveria e Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Kush po vjedh Shqipërinë dhe punëtorët e rafinerisë?

Në ditët e fundit të vitit është shumë e trishtueshme të shohësh se si një qeveri që punon për klientelën e saj të bëj kurban mbi 1000 familje vetëm për t’i dhënë mundësi një biznesmeni të lidhur ngushte me qeverinë.

Punonjësit që sot u takuan me ministrin Gjiknuri janë të njëjtët që një vit më parë iu premtua e ardhmja e ndritur sepse kompaninë ARMO e kish blerë miku dhe klienti i kryeministrit Rama, i famshmi Besnik Sulaj. Paturpësisht, siç edhe zakoni ia do, kryeministri dhe ministri gënjyen punonjësit e rafinerisë duke i premtuar një kompani amerikane. Por e vërteta ishte se pas kompanisë që morri me qera ARMO-n ishte një kompani offshore që lidhej ngushtësisht me mikun e afërt të kryeministrit.

Kompania IRTC sh.a (Ionian Refining & Trading Company) qëaktualisht zotëron aksionet dhe që nuk ka paguar naftëtarët ështëgjithashtu edhe një prej kompanive që brenda 11 muajve (nëntor 2016-shtator 2017) ka krijuar një borxh tek tatimet prej 3.7 mld lekësh. Ky detyrim nëse i shtohet dhe vlerës prej 9.5 mld lekësh të ARMOS jep totalin e 13.2 mld lekësh detyrime të prapambetura të cilat kompania i detyrohet buxhetit të shtetit.

Vitin e shkuar, në emër të opozitës e kam denoncuar skemën korruptive dhe klienteliste që kryeministri përdori për t’i dhuruar klientit të preferuar një pasuri kombëtare. Fatkeqësisht ajo çfarë parathamë si opozitë u materializua këto ditë. Paralajmëruam vjedhjen dhe mospagimin e rrogave, paralajmëruam mospagimin e taksave dhe përdorimin e kompanisë offshore që këto taksa mos të paguhen. Ja ku jemi sot! Në atë periudhë mazhoranca vazhdoi orkestrimin e sulmeve pa iu përgjigjur asnjë akuze të ngritur nga opozita ndërsa sot për fatin e keq qeveria jo vetëm ka lënë në mëshirë të fatit gjoja investimin amerikan, por u ka falur detyrimet tatimore kompanisë offshore. Ndërkohë që punonjësve që nuk kanë marrë rrogë ministri i sorollat me premtime boshe dhe pa zgjidhje reale.
Fatkeqësisht, punonjësit që sot janë edhe dhunuar nga policia janë viktimat që qeveria e korrupsionit dhe oligarkisë rilindase përdor për t’i dhuruar pasuri kombëtare miqve të kryeministrit nëpërmjet skemave offshore. Shqiptarët ndërkohë vazhdojne pagesën e taksave te rritura, bizneset e vogla mbyllin qepenat që kompanitë offshore te lidhura me qeverine te mos paguajnë, pasi është shumë e kuptueshme që 30 milionë euro që IRTC nuk ka paguar taksa për një vit do ta paguajnë shqiptarët përmes taksave të rritura.
Të vetmit që përfitojnë nga e gjithë kjo situatë janë kryeministri Rama dhe bizneset prane tij. Janë ata që përfitojnë ndërkohë që qindra familje vazhdojnë të marshojnë për të drejtat e tyre përballë një qeverie të zhytur në luksin dhe makutërinë që korrupsioni dhe oligarkia prodhon!”