Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Protesta e FRPD/ Ja kriteret që ka Rama për postin e ministrit të Brendshëm…

Të rinjtë e opozitës kanë vijuar protestat për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Ashtu si edhe një ditë më parë, të rinjtë e FRPD-së, dhe LRI-së, kanë suprizuar me banderolën e tyre, ku kanë bërë publike kriteret që ka vendosur Rama për personat që duan të kandidojnë për postin e Ministrit të Brendshëm.

Belind Këlliçi, tha se sot nuk ka më kritere për meritokraci, pasi Rama dhe shputa e tij kanë treguar që kriteret janë kthyer mbrapsh.

“Kërkesa vazhdueshme e të rinjve është, largimi i Fatmir Xhafës. Rama, Tahiri, Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në Bashkimin Europian dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Numri dy i Kancelares Merkel në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul renditi 7 kushte për negociatat, mes të cilave luftën ndaj trafikut të drogës, kapjen e peshqve të mëdhenj si Tahiri, largimin e Xhafajt”, thuhet në një reagim të FRPD.

Deklarata e të rinjve në protestë

Te rinjte e FRPD kane publikuar sot kriteret e Edi Rames per tu bere minister, deputet, Kryetar Bashkie ose drejtues ne Administraten Publike. Sic ka deshmuar ne keto 5 vjet kriteri mbi te cilin Rama ka perzgjedhur te besuarit e tij eshte vetem skeda e tyre kriminale dhe korruptive.

Sot Shqiperia ka dy ministra te brendshem njeri pas tjetrit te lidhur me trafiqet e droges, deputet qe ishin te denuar per trafiqe, prostitucion, vjedhje, vrasje. Kryetare Bashkie te perfshire ne trafik droge e perdhunim ne grup te cilet Edi Rama i mbrojti sic po ben me Tahirin dhe Xhafen. Duke mbrojtur Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafen, Edi Rama po e mban peng te ardhmen e Shqiperise.

Me Edi Ramen shqiptaret po ikin nga syt kembet. Te arsimuar ne shkollat me te mira te botes te rinjte nuk kane sot asnje shprese prandaj po emigrojne. Mjeket, infermieret, inxhinieret te gjithe po kerkojne mundesite pertej Shqiperise dhe kjo sepse Edi Rama ua la Shqiperine ne dore krimineleve e trafikanteve. Sot kemi dy rruge Te largohemi ne ose Edi Rama! Te shkojme pa Tahirin e Xhafen ne Europes apo me Ramen, Tahirin e Xhafen te behemi Kolumbi?!