Propozimi i PD-së për të bërë të detyrueshëm votimin, Mesila Doda: Absurd, partia që solli pluralizmin, tenton të marrë lirinë -Albpress Daily News
Published On: Mar, Gus 15th, 2017

Propozimi i PD-së për të bërë të detyrueshëm votimin, Mesila Doda: Absurd, partia që solli pluralizmin, tenton të marrë lirinë

Një propozim i hedhur në rrjetet sociale nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, për të bërë të detyrueshëm votimin në Shqipëri, është kundërshtuar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Doda shkruan se një propozim i tillë është i papranueshëm.

Doda e ka cilësuar si absurde që partia që dikur solli pluralizmin në vend, tashmë do t’i marrë lirinë shqiptarëve.

Përveçse kritikave të ashpra, Mesila Doda ka postuar dhe një foto provokuese, për të treguar me imazhe, rezultatin e propozimit të Edmond Spahos.