Projekti, ja si do të duket Teatri i ri Kombëtar (dhe qendra tregtare aty pranë) -Albpress Daily News
Published On: Hën, Mar 12th, 2018

Projekti, ja si do të duket Teatri i ri Kombëtar (dhe qendra tregtare aty pranë)

Shpërndaj
Tags

Këtë mbasdite është prezantuar për herë të parë projekti për Teatrin e Ri Kombëtar, një godinë që do të 3-fishojë hapësirën e teatrit ekzistues dhe që nuk do të ketë një kullë mbi të.
Fillimisht projektin e ka prezantuar kryeministri Edi Rama, ndërsa detajet i ka dhënë vetë arkitekti Bjorke Ingles.

Godina e re do të ketë 4 salla, ku njëra do të jetë kryesorja, me rreth 620 poltrona. Në projekt parashikohet gjithashtu ndërtimi i dy sallave të reja, të tipit “black box” me nga 100 vende secila si dhe një sallë e cila do të jetë në qiell të hapur, pikërisht mbi tarracën e godinës.

Hapësira totale e Teatrit të ri Kombëtar do të jetë rreth 9 mijë metra katrorë.

Por ajo që është vënë re është dhe qendra tregtare e cila do të ndërtohet ngjitur me Teatrin Kombëtar, e prezantuar madje dhe në projektin e vetë godinës së re. Në kushtet kur Teatri do të ndërtohet me partneritet publik- privat, Rama vetë tha se biznesi nuk do të ndërtonte “falas”, por fillimisht do të bëjë Teatrin e më tutje do të merret me “hallet e tij”.