Policia sjell në gjimnaze oficerë civilë.. -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 1st, 2018

Policia sjell në gjimnaze oficerë civilë..

Shpërndaj
Tags

Të gjithë shkollat e mesme në vend do të kenë oficer të sigurisë.
Vendimi është bërë i ditur këtë të premte nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Projekti do të shtrihet në nivel kombëtar duke nisur që prej shtatorit të këtij viti, pasi deri më tani ky projekt u pilotua fillimisht në 15 shkolla në Tiranë.

Sipas Ministrit të Brendshëm ky sistem ka garantuar siguri për nxënësit.

“Ne nuk dëshirojmë, nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë si qëllim që të vendosim një polic, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, por ne kemi si qëllim për të ofruar më shumë siguri që të vendosim këtu, edukatorë me frymën e ligjit, edukatorë për zbatimin e ligjit, edukatorë për të parandaluar së bashku me trupën pedagogjike, së bashku në mënyrë të veçantë me psikologët e shkollave për të parandaluar fenomene negative, akte të konflikteve apo të dhunës së brendshme. Oficerët e Sigurisë në shkolla brenda territorit të shkollës janë edukatorë, jashtë territorit të shkollës ata shërbejnë si pika lidhëse ndërmjet policisë dhe shkollës.” tha Xhafaj

Marrëveshja mes dy ministrive u nënshkrua këtë të premte nga Xhafaj e Nikolla në gjimnazin ”Petro Nini Luarasi”, një prej shkollave të mesme të Tiranës ku nisi aplikimi i projektit pilot.
Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore.