Policia sekuestron llogari bankare të 2 kompanive, dyshohen të lidhura me 613 kg kokainë -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Policia sekuestron llogari bankare të 2 kompanive, dyshohen të lidhura me 613 kg kokainë

Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” ka sekuestruar llogari bankare të dyshuara kriminale, të kokainës së kapur në Durrës, pak javë më parë.

Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk, njoftoi Policia.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of