Published On: Pre, Gus 11th, 2017

Policia në kërkim të pirromanit që shkrumboi një fshat (Foto)

Rreth 10 hektarë është sipërfaqja e shkrumbuar totalisht nga zjarri në fshatin Çorush të Mallakastrës, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasin L.L, 36 vjeç.
Burime zyrtare bënë të ditur se rreth orës 11:45 u dha njoftimi për rënien e zjarrit, i cili dogji edhe 4500 rrënjë ullinj.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarrin e ka vënë shtetasi L.L, 36 vjeç, banues në lagjen “Bajraktari”, Mallakastër, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të tokës së tij për të djegur disa barishte dhe për pasojë zjarri është përhapur dhe janë djegur rreth 10 hektarë shkurre”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.