Policia italiane arreston më në fund “ninxhën” nga Shqipëria... ndërhyjnë edhe zjarrfikësit! -Albpress Daily News
Published On: Mar, Gus 15th, 2017

Policia italiane arreston më në fund “ninxhën” nga Shqipëria… ndërhyjnë edhe zjarrfikësit!

Një “ninxha” shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane të Pratos fill pasi kishte vjedhur një apartament.

42 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije nga media italiane sapo kishte grabitur në një apartament disa bizhuteri.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar zhurmën dhe lëvizjet e dyshimta në shtëpinë e boshatisur.

Menjëherë kanë lajmëruar policinë e cila kur ka ardhur në vendngjarje e ka gjetur shqiptarin në tentativë për t’u larguar përmes çatisë.

Përpjekja e “ninxhës” nga Shqipëria ka rezultuar e kotë, pasi policia në bashkëpunim edhe me zjarrfikësit kanë bërë të mundur ndalimin dhe neutralizimin e shqiptarit.

Media italiane shkruan se 42 vjeçari kishte edhe dy bashkëpunëtorë në vjedhjet që bënte, por ata ende nuk janë kapur, pasi me të parë policinë ja kanë mbathur.