Published On: Sht, Gus 12th, 2017

Policia italiane arreston 25-vjeçarin shqiptar: kërcënonte dhe përndiqte ish-të dashurën…

Policia italiane arrestoi një 25-vjeçar shqiptar me akuzën se kishte përdjekur dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij italiane.
Mediat italiane raportojnë se prej më shumë se 1 muaji, shqiptari, emir i të cilit nuk bëhet publik, nuk linte të qetë 23-vjeçaren, pasi kjo e fundit kishte vendosur të ndërpriste lidhjen.
Ngjarja ka ndodhur në Cuggiono, një fshat në brigjet e Ticino, ku italiania ishte strehuar tek një mik i saj për të shmangur përballjen me 25-vjeçarin.
Por duket se shqiptari ishte i marrosur pas ish-të dashurës së tij, pasi ka zbuluar vendndodhjen e saj, madje duke shkuar dhe kërcënuar.
“Hajde poshtë nëse guxon”, ishte fraza që shqiptari ka thënë poshtë dritares së banesës ku strehohej italiania, duke vijuar me kërcënime dhe fyerje të tjera.
Ky ka qenë momenti që asaj i ka sosur durimi, ndërsa ka njoftuar karabinierët që arrestuan në kushtet e flagrancës shqiptarin.