Policia e urdhëron të ndalojë makinën, por shqiptari shton gazin... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Gus 16th, 2017

Policia e urdhëron të ndalojë makinën, por shqiptari shton gazin…

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në aksin rrugor të Trikalla- Larisës.

27 vjeçari është urdhëruar nga një patrullë policie që të ndalojë makinën për kontroll, por shqiptari ka bërë të kundërtën, ka shkelur gazin dhe ka tentuar të ikë nga syri i policisë. Uniformat blu të greqisë e kanë ndjekur dhe ndaluar të riun dhe menjëherë kanë kontrolluar automjetin e tij.

Në brendësi janë gjetur dy çanta me 50 pako lëndë narkotike. Në makinë janë gjetur plot 25 kilogramë marijuanë, gjithashtu edhe disa tableta narkotike si dhe një sasi prej 175 eurosh.

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin, i cili e kishte marrë drogën në kufirin e gjelbër mes dy vendeve.