Policë me armë në brez, si u shkel ligji gjatë protestës së opozitës -Albpress Daily News
Published On: Sht, Maj 26th, 2018

Policë me armë në brez, si u shkel ligji gjatë protestës së opozitës

Partia Demokratike ka publikuar një fotografi të një efektivi të Policisë të pajisur me pistoletë gjatë protestës së opozitës.

“Gjate protestes, policia ka qene e pajisur me arme zjarri, gje qe eshte e ndaluar me ligj. Policia ne rresht te pare”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Mijëra qytetarë protestuan sot ku kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Për rreth 2 orë qytetarët protestuan fillimisht te Kryeministria dhe më pas te Ministria e Brendshme.