Published On: Hën, Pri 16th, 2018

“Po falimentojmë”, biznesi i vogël në protestë kundër TVSH-së

Share This
Tags

Një tjetër protestë po mbahet në Shqipëri.
Këtë herë është biznesi i vogël në qarkun e Fierit që u ngrit kundër TVSH-së të vendosur nga qeveria.

Në mbështetje të tyre janë edhe përfaqësues nga Partia Demokratike dhe LSI.

Deputeti i PD, njëherësh edhe kryetar i degës në Fier Luan Baçi shprehet në një prononcim për Report Tv se sot në protestë janë të gjithë pa dallim, të majtë dhe të djathtë.

Javën e kaluar u zhvillua protesta e parë e biznesit të vogël në disa qytete në vend, që kulmoi me uljen e qepenave për një orë.

|Jemi në mbështetje të biznesit të vogël, protesta është organizuar nga vetë biznesi para prefekturës për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH, por jemi edhe për të denoncuar padrejtësitë dhe korrupsionin e tatimorëve.

Në Fier janë 4166 biznese të vogla, nga këta deri 500 janë futur, ndërsa pjesa tjetër do të futen pjesë- pjesë duke i mashtruar. Ka raste që janë futur biznese me xhiro më të madhe dhe ato me xhiro më të vogël janë lënë jashtë. Biznesi është i gjithë në protestë deri në anulimin e përfshirjes së taksës. Në protestë janë të gjithë të majtë dhe të djathtë. Do të dorëzojmë licencat, mosbindje civile nuk do të paguajmë taksat”, tha ai.