Published On: Mar, Mar 13th, 2018

Plagjiaturë dhe i skualifikuar…Dalin fakte kundërshtuese për projektin e ri të Teatrit

Share This
Tags

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e ri që do të ngrihet Teatri Kombëtar.
Menjëherë pas prezantimit kanë dalë në dritë fakte kundërshtuese që tregojnë se projekti i arkitektit danez, Bjarke Ingels është prezantuar në Korenë e Jugut dhe është skualifikuar.

Regjisori i Kastriot Çipi bashkëngjitur statusit të tij ka vendosur dhe artikullin me të gjitha faktet dhe kontestimet për projektin e ri.

“Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”.

Shenimi i Çipit

Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit? Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë! Faleminderit për zbulimin Ervin Goci!’ shkruan regjisori referuar projekti të ri të Teatrit Kombëtar.