Pirlo: Ja 5 ekipet që jane pretendente për Ligën e Kampioneve -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

Pirlo: Ja 5 ekipet që jane pretendente për Ligën e Kampioneve

Andrea Pirlo ka dhënë një intervistë interesante për Tuttosport lidhur me ekipet e Ligës së Kampionëve. Ai i ka përmendur pesë skuadrat, të cilat janë më të forta se Liverpooli në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Juventusi është skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve së bashku me Real Madridin”, ka thënë ish-mesfushori i Milanit.

“Të duhen tri gjëra për ta fituar këtë kompeticion: Skuadër të fortë, formë fizike të mirë mes muajit mars dhe prill dhe pak fat”.

“Pas Juventusit dhe Real Madridit, mendoj se janë Manchester City, Paris Saint-Germaini dhe Barcelona”.

Pirlo nuk ka përfshirë në listë skuadrën e Jurgen Kloppit, e cila arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, në edicionin e kaluar ku u mposht nga Real Madrid në Kiev të Ukrainës me rezultatin 3-1.

Pirlo ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve si lojtar dy herë me Milanin, dhe një finale e ka humbur kur ishte lojtar i Juventusit.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of