Pijet energjike, ja çfarë parashikon pr/ligji që synon ndalimin ... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

Pijet energjike, ja çfarë parashikon pr/ligji që synon ndalimin …

Kuvendi pritet të shqyrtojë një projektligj që propozon ndalimin e tregtimit të pijeve energjike dhe disa kategorive të pijeve të gazuara te personat në moshën 18 vjeç. Nisma parashikon edhe penalizimin me gjoba të rënda për të rriturit që u ofrojnë pije energjike të miturve.

Subjektet që tregtojnë pije energjike do ta kenë të detyrueshme që të vendosin tabelën “Ndalohet shitja e pijeve energjike personave nen 18 vjec”, në të njejtën mënyrë si për pijet alkoolike.

Moszbatimi i kësaj dispozite do të përbëjë kundërvajtje administrative dhe do të dënohet me gjobë në masën 10 mijë lekë.

Ndërsa për të rriturit që shoqërojnë të miturin që konsumon pije energjike ka një penalitet që varion nga 10 mijë lekë deri në 30 mijë lekë, në varësi të vendit ku ofrohet pija.

Kufizime për reklamimin

Nisma parashikon vendosje kufizimesh për reklamimin në media, institucione arsimore, kinema apo teatro për të miturit të pijeve energjike apo pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar duke i barazuar ato me alkoolin në këtë aspekt.

Nisma parashikon gjoba nga 100 deri në 200 mijë lekë për reklamimet e tyre drejtuar të miturve në mjedise publike si rrugë, parqe etj.

Per zbatimin e këtij ligji ngarkohet Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore, raporton portali ekonomik SCAN

Pse ndërmerret nisma?

Referuar relacionit, projektligji i depozituar në Kuvend ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, duke ndaluar përdorimin e pijeve energjike dhe kufizuar marketingun si të pijeve energjike ashtu dhe te pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, nga të miturit.

Megjithëse mungojnë të dhënat e hollësishme për nivelet e konsumit nga të miturit të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar dhe pijeve energjike për vendin tonë, ekzistojnë raporte të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik që tregojnë të dhëna që lidhen me tregtimin në shkollat shqiptare dhe pasojat që ka në shëndetin e fëmijëve konsumi i tyre.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of