Published On: Mar, Qer 26th, 2018

Përse Parisi është një qytet interesant dhe i mrekullueshëm

I quajtur shpesh herë “Qyteti i Dritave”, Parisi është një vend i pabesueshë për t’u parë. I rritur nga fshati i vogël që ishte dikur, në brugjet e Senës, në metropolin që është sot, Parisi është qyteti më i madh në Francë dhe një prej qyteteve më me ndikim në botë. Si qendër e Revolucionit Francez, ai u shndërrua në qendër të shkencës, artit, modës dhe tregtisë. në fakt, rajoni i Parisit zë 30% të GDP së Francës dhe është një prej rajoneve më të pasur në Europë. Ai është gjithashtu i mirënjohur për muzetë, si Louvre dhe Musée d’Orsay. Jeni apo nuk jeni të fiksuar pas kulturës franceze, ja 25 arsye përse Parisi është qytet i mrekullueshëm!

Gjatë Luftës së Parë Botërore, francezët ndërtuan një “Paris të rremë” për t’ua hedhur gjermanëve.
Parisi ka një muze produktesh të rremë, ku ekspozohen modele të produkteve të falsifikuara, të gjithfarëllojshme.
Në kohën e nazistëve, Pikaso fuste bronx kontrabandë në Paris, me qëllim që të vazhdonte të bënte artin e tij.
Le Chabanais është një bordello ku shihej shpesh Mbreti Eduardi VII. Thuhet se ai i mbushte vaskat me shampanjë dhe më pas bënte banjë me prostitutat. Vaska e Mbretit Eduard iu dha më pas Salvador Dalisë në vitin 1950.
Nën moton “Vetëm Parisi vlen për Romën dhe vetëm Roma vlen për Parisin”, Parisi dhe Roma janë qytete ekzkluzivë sivëllezër. Kjo do të thotë që asnjëri qytet nuk bën partneritet me askënd tjetër.
Për 70 vjet, në një apartament të mbyllur dhe të pabanuar në Paris u pagua qeraja. Kur vdiq pronari, brenda u gjet një pikturë 2 milionë Euro.
Shkrimtari i famshëm francez, Guy de Maupassant gjithmonë hante drekë mu poshtë Kullës Eiffel. Për shkak se e urrente shumë, ky ishte i vetmi vend ku mund të hante, pa e parë kullën.
Me qëllim që të kalonin me shpejtësi Parisin, kur Aleatët çliruan Parisin, ata organizuan një paradë.
Rreth një orë larg Parisit, në qytetin e Emance, janë disa kangurë të egër që vijnë vërdallë. Ata janë rezultat i një vjedhjeje të dështuar në kopshtin zoologjik në vitet ’70.
Mumja e Ramsesit II njëherë fluturoi për në Paris për inspektim. Asaj iu lëshua një pasaportë ku në punësimin e mumjes shkruhej: “Mbret, i vdekur”.
Thuhet se Konti i Monte Kristos bazohet në historinë e vërtetë të Pierre Picaud, i cili ishte i famshëm, më pas u arrestua, iu dha vendndodhja e një thesari të fshehur, dhe më pas, kur u lirua, u kthye në Paris si një anonim i pasur, që u hakmor ndaj atyre që e futën në kurth.
Libri “Parisi në shekullin 20” me autor Zhyl Vernin kishte disa parashikime shumë të saktë për të ardhmen. Ai përfshinte qiellgërvishtës, feminizëm, email dhe rrethinat.
Në vitin 2005, Parisi miratoi një rezolutë ku e pengonte Tom Kruizin të bëhej qytetar nderi, për shkak të lidhjeve të tij me scientology-në.
UX (Eksperimenti Urban) është një grup i fshehtë në Paris që restauron kriptime dhe monumente të lashtë. Policia madje ka një njësi të dedikuar në gjurmimin e tyre nëpër tubacione.
Pak përpara se Aleatët të clironin Parisin, Hitleri dha urdhër që të shkatërrohej qyteti. Megjithatë, oficeri nazist në krye të qytetit e injoroi urdhërin.
Philibert Aspairt ishte një punonjës spitali gjatë Revolucionit Francez, i cili hyri në Katakombet e Parisit, humbi, vdiq, dhe u gjet vetëm 11 vjet më vonë.
Xhamia e Madhe e Parisit pajisi hebrenjtë me karta identiteti myslimanësh gjatë Luftës së Dytë Botërore, e madje edhe i strehoi.
Sindroma e Parisit është një crregullim psikologjik që prek turistët japonezë kur vizitojnë Parisin dhe kuptojnë se nuk është vendi romantik, i klasës së lartë që mendonin se ishte. Simptomat përfshijnë marramendje, rrahje të shpeshta të zemrës dhe gjendje të fikëti.