Pedagogia thirrje Presidentit: Do kemi pasoja të rënda, organizo një tryezë për arsimin -Albpress Daily News
Published On: Hën, Jan 15th, 2018

Pedagogia thirrje Presidentit: Do kemi pasoja të rënda, organizo një tryezë për arsimin

Shpërndaj
Tags

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të ndryshuar skemën e mësimit në shkolla, pedagogia Majlinda Keta kërkon që presidenti Ilir Meta të thërrase një tryezë kombëtare për arsimin.
Sipas saj me këtë tryezë duhet të diskutohen problemet madhore që po hasen në arsimin parauniversitar.

Keta: Përpara se të bëni këtë hap, le të krijoni një frymë publike për ato që i cilësoni pika kritike të arsimit që janë të shumta dhe po shtohen nga viti në vit dhe pas raundit të 2013, por më pas ti lini rast alternativave se si mund të rregullohen këto pika kritike dhe nuk janë drejtorët e ministrat politikë ata që rregullojnë sistemin prandaj të mos eksperimentojmë më, të mos i veshim me fasada populiste, të mos i veshim me fasada se e do populli dhe e bën partia.

Për më tepër, edhe alteku i fasadës nuk justifikon as programet e shumta televizive, nuk justifikon shkeljen e kushtetuetshmërisë nga një ministër, kryeministër, drejtor, ekspert, prind, fëmijë sepse ajo që kemi më shumë nevojë dhe që i duhet rrënjosur fëmijëve tanë është të ndërtuarit e ligjbërjes, ligjrespektimit për një shtet funksional të së drejtës.
Ne nuk mundemi të prekim atë që quhet Kushtetutë Vjetore e Sistemit Parauniversitar. Propozimi im konkret do të ishte pas këtij precedent që nuk është parë në historinë e Arsimit. Unë do ti kërkoja ndihmë Presidentit të Republikës.

President i Republikës, në kushtet kur kjo politikë nuk mirëfunksionon në asnjë institucion të pranuar në ligj sic është Këshilli Kombëtar do të mbledhë urgjent një tryezë kombëtare për arsimin e vendit.

Ne do të kemi pasoja që do ti paguajmë shumë rëndë, por nuk do ti paguajnë ato që i kanë xhepat plot, ato që mbushin institucionet arsimore me neputizëm, me konflikt interesi nga më të ndryshëm. Do ti vuajë ajo masë që nuk ka të bëjë fare me këto elementë dhe do ti vuajnë gjenerata që s’do të jenë të zotët, dhe kur të marrim ne anëtarësimin e Shqipërisë të jenë të denjë për të konkuruar me ato që do të dalin jashtë këtij vendi./ora