PDS nuk çregjistrohet, firmos marrëveshje me LSI-në për 25 qershorin -Albpress Daily News
Published On: Enj, Maj 25th, 2017

PDS nuk çregjistrohet, firmos marrëveshje me LSI-në për 25 qershorin

Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan marrëveshje me Partinë Demokracia Sociale e Paskal Milos.

Paraditen e sotme, Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe Paskal Milo  nënshkruan marrëveshjen të cilën e quajtën garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Vasili tha se LSI do të jetë garant për çdo votë që do i numërohet PDS dhe mbështetja kryesore e kësaj partie gjatë fushatës elektorale

Milo e quajti të papërgjegjshme apelin e  djeshëm të disa partive të majta për çregjistrim të PDS-se dhe PSD-së si subjekte më vete pranë KQZ e të mbështesnin PS-në. Milo sqaroi se kjo marrëveshje ishte projektuar një muaj para dhe nuk kishte të bënte me zhvillimin e djeshëm politik.

“E vlerësojmë këtë marrëveshje si garanci se Demokracia Sociale nuk është pa aleatë, por ka partnerë të besueshëm dhe kjo marrëveshje është projektuar minimalisht një muaj para dhe nuk është rjedhojë e deklaratave të papërgjegjshme të ashtuquajtura parti por që kanë pa parti

Ne kemi një koalicion vlerash. Ne ngjallim besim se jemi dy parti që do të bashkëpunojmë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Milo.