Published On: Die, Kor 1st, 2018

PD thirrje Presidentit: Mos dekreto ligjin për Teatrin…

Partia Demokratike i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të mos dekretojë projektligjin e qeverisë i cili do të çojë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Deputetja e PD Albana Vokshi i bëri thirrje Presidentit Meta që të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues.

Vokshi, gjatë firmosjes së peticionit, u bëri thirrje edhe deputetëve të forcave të tjera politike që të kundërshtojnë projektligjin dhe ti bashkohen nismës së artistëve dhe qytetarëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke firmosur peticionin.

Ajo theksoi se kjo është çështje përtej kufijve dhe ndarjeve politike dhe u takon të gjithë qytetarëve.

“Ne do vazhdojmë rezistencën tonë në komisione. Do vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë që ta kthejë mbrapsht këtë projektligj. Nuk duhet lejuar asnjë projektligj që përmban shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. I kemi dërguar letra sensibilizimi edhe institucioneve ndërkombëtare për të ndalur shkatërrimin e monumenteve të kulturës”, tha Vokshi.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of