PD kërkoi për heqjen e imunitetit për deputetin Aqif Rakipi, PDIU: politikë e mjerë, po bën rolin e hienës -Albpress Daily News
Published On: Hën, Gus 14th, 2017

PD kërkoi për heqjen e imunitetit për deputetin Aqif Rakipi, PDIU: politikë e mjerë, po bën rolin e hienës

PDIU ka reaguar ndaj akuzave që Partia Demokratike po bën ndaj deputetit Aqif Rakipi, i cili dy ditë më parë aksidentoi për vdekje një këmbësor.

PD përmes një deklarate i kërkoi kryeprokurorit dhe kryetarit të Kuvendit të nisin proçedurat për heqjen e imunitetit të deputetit Aqif Rakipi.

Por përmes një deklarate, PDIU i bën thirrje partisë më të madhe të opozitës të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.

“Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.

Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri, ndaj i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.

I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush”, thuhet në reagimin e PDIU.