PD apel Presidentit/ Vendos veton për ligjin e Teatrit, ndërkombëtarët të reagojnë për grabitjen e pronës… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

PD apel Presidentit/ Vendos veton për ligjin e Teatrit, ndërkombëtarët të reagojnë për grabitjen e pronës…

Partia Demokratike i ka drejtuar një apel Presidentit të Republikës që të vendosë veton mbi ligjin mafioz Rama-Fusha, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave.

“Në kushtet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove.

Përfitoj nga rasti, t’i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë, që ka, gjithashtu, përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, të mos heshtë!

Të mos heshtë, njësoj si për drogën!

Të mos heshtë njësoj si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe i korruptuar që drejton sot Shqipërinë.

Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk  pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!”, tha deputeti Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of