Published On: Mër, Gus 2nd, 2017

Pas ultimatumit te Rames/Ja drejtoresha e hipotekes qe dha doreheqjen

Javën që lamë pas kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e të gjithë drejtuesve të Hipotekave në vend, dhe këtë të mërkurë kërkesa e tij është plotësuar.
Ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës së Tiranës Lediana Bardhi. Edhe ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka aprovuar dorëheqjen duke e bërë fakt të kryer.

Lediana Bardhi është emëruar në këtë post në vitin 2014 me propozimin e Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë Nasip Naço.

Kryeministri do të përdoret tona të ashpra kundër drejtuesve të Hipotekave duke deklaruar se puna e tyre ka qenë e dobët.

“Duke parë raportin e kërkesave me përgjigje. Ju kërkoj dorëheqjen të gjithëve të ikni me dinjitet të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra. Pra të jesh përgjigjur vetëm 3 kërkesave nuk e di ctë them. Jepni dorëheqjen me dinjitet nuk më intereson nga vini. Kjo histori mbaron këtu, ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë”,- do të shprehej Rama përballë drejtuesve të hipotekave.

Tashmë pritet reagimi i drejtuesve të spitaleve në rang vendi, të cilëve Rama u rezervoi të njëjtin fat, duke i kërkuar dorëheqjen brenda 24 orëve.