Published On: Pre, Kor 6th, 2018

Pas miratimit të ligjit për Teatrin, ja hapat dhe veprimet që do të ndjekë PD

Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur sot të përballet me Kryeministrin Edi Rama deri në largimin e tij. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar, e zhvilluar sot, një ditë pas seancës parlamentare ku u miratua ligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

PD e ka cilësuar miratimin e ligjit një akt terrorist, ndërsa i është drejtuar një apel Presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin.

Burimet bëjnë të ditur se në mbledhje është vendosur që deputetët e PD-së të shpërndahen në terren dhe të takohen me qytetarët për t’I sqaruar situatën politike dhe nisjen e një lëvizjeje që do të ndalet vetëm pas rrëzimit të Edi Ramës.

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of